Marrëveshja Rama-Basha duket se po zbut edhe qëndrimin e qeverisë përballë kryebashkiakëve të djathtë. Nga Devolli ku inspektoi punimet për rikualifikimin urban, kreu i qeverisë tha se Bashkia e Devollit është një shembull i qartë që kur ekziston dëshira dhe vullneti politik bëhen dhe punë të mira për qytetarët.

Rama: “Pasqyrë e mirë e bashkëpunimit, kjo, me Partinë Demokratike”. Rama ka gjetur të njëjtën gadishmëri dhe nga kryetari i djathtë i bashkisë, Bledion Nallbati, i cili shprehu dëshirën që ky bashkëpunim të jetë më i ngushtë në të ardhmen. Nallbati: “Punët e mira nuk ka nevojë për komente. Unë ju kam falënderuar që në çeljen e projektit.

Uroj që të kemi të tjera bashkëpunime. Populli i Devollit ka nevojë për më shumë mbështetje. Gjithashtu kryeministri Rama gjatë vizitës së tij në qarkun e Korçës zhvilloi një vizitë në një kombinat të teknologjisë së fundit për përpunimin e mishit, që është ngritur prej një viti ne Korçë, sipas të gjitha standardeve të BE.

Ai ispektoi dhe rikonstruksionin e segmenteve rrugore që lidhin kryqëzimin e rrugës nacionale Korçë-Bilisht me fshatrat Tërovë, Rov, Rrëmbec, Orman, Kuç, Shamboll e Belorta, pjesë të Bashkive Korçë dhe Maliq. Si dhe pa nga afër punimet per rikostruksionin e shkollës së mesme Maliq.

Artikulli paraprakPRESIDENTI DEKRETON 25 QERSHORIN PËR ZGJEDHJET
Artikulli tjetërVOTOHEN NESËR MINISTRAT TEKNIKË, KOMISIONET E VETTINGUT, KRYETARI I KQZ