Kryeministri Edi Rama ka postuar një foto me ministrat e shkarkuar dhe me zëvëndësuesit e tyre.
Të gjithë janë mbledhur në një tryezë të rrumbullaktë, ndërsa krahas foto Rama ka vendosur një emoji me shtrëngim duarsh ndërsa në Facebook ka shkruar se kjo është fotoja e ditës.
Ditën e sotme ka pasur “furtunë në qeveri”, kryeministri Rama ka shkarkuar ditën e sotme në Asamblenë Kombëtare të PS ministrat që kanë mbi 5 vite në Qeveri si Lindita Nikolla, Arben Ahmetaj, Ditmir Bushati, Mirela Kumbaro, Damian Gjiknuri, Niko Peleshi dhe Sonila Qato.
Gjithashtu, ndryshimet kanë prekur edhe postin e zv/kryeministrit, ku largohet Senida Mesi dhe në vend të saj emërohet Erion Braçe.
Në vend të Lindita Nikollës emërohet Besa Shahini, në vend të Ahmetajt, Anila Ademaj. Ndërsa në Ministrinë e Jashtme shkon Gent Cakaj në vend të Bushatit.
Në vend të Gjiknurit te Ministria e Infrastrukturës emërohet Belinda Balluku, Bledi Çuçin në vend të Niko Peleshit, Eva Margariti në vend të Kumbaros dhe si ministër të ri të Sipërmarrjes u emërua Eduard Shalsi.