Pas marrjes së drejtimit të 61 bashkive të vendit pas zgjedhjeve të 30 qershorit, kryeministri Edi Rama mori në dorë veriun e vendit.
Në kuadër të kësaj lëvizje, kreu i qeverisë mësohet se do të zhvillojë një takim me drejtuesit e rretheve në 4 qarqet që ai mbulon, përkatësisht Lezhë-Shkodër-Dibër-Kukës.
Ky takim vjen pas Asamblesë së Partisë ku u bënë disa ndryshime në organizimin e punës brenda PS-së.