Drejtoria e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi në Shkodër ka bërë bilancin e aksioneve të shpëtimit për vitin 2022. Bashkim Ramaj, shef I ndërhyrjes së shpejtë bëri të ditur se janë regjistruar 546 raste, prej të cilave 466 kanë qenë ndërhyrje në rastet e zjarrit. Krahasuar me vitin 2021, janë regjistruar 30 aksione shpëtimi më shumë.

Ndërkohë, I gjithë fluksi I punës dhe gatishmëria në terren është ofruar nga 34 efektivë zjarrëfikës bën të ditur shefi I ndërhyrjes.

Drejtoria e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi në Shkodër nuk ka operuar vetëm në territorin e kësaj bashkie. Kryesisht gjatë verës, ku rastet e zjarreve kanë qenë të shumta, janë zhvilluar operacione shpëtimi edhe në bashki të tjera ku situata ka qenë e vështirë për të ndërhyrë.

 

Artikulli paraprakBERISHA: NUK KA MË PAQE NË KËTË VEND, LARGIMI I EDI RAMËS ËSHTË KUSHTI I TË GJITHA KUSHTEVE
Artikulli tjetërPREFEKTJA: ISHA ATY KUR RA ORTEKU I BORËS NË QAFË THORE