Në këto ditë kur temperaturat janë të larta dhe rreziku për zjarre është rritur, drejtoria e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi në Shkodër ka një apel drejtuar qytetarëve për mbrojtjen e territorit. Bashkim Ramaj, shef I ndërhyrjes së shpejtë kërkon që qytetarët të bashkëpunojnë gjatë kësaj periudhe, për të shmangur rastet e fatkeqësive.

Ai tregon se gjatë kësaj periudhe nuk ka patur persona të proceduar penalisht për zjarrvënie.

Gjatë javës së fundit janë regjistruar rreth 5 raste zjarri, kryesisht në toka bujqësore, ndërkohë që krahasuar me një vit më parë, këtë fund korriku situata është me e qetë se vitin e kaluar.

Artikulli paraprakTRAFIKU , HYRJA DHE DALJA E QYTETIT NË KAOS
Artikulli tjetërSHTYPI I DITËS 25 KORRIK 2023