Ka nisur sot në Pallatin e Kongreseve Kongresi i Partisë Socialiste që shënon praktikisht nisjen e fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Ky kongres konfirmon 7 kandidatë për kryebashkiakë, Erion Veliajn në Tiranë, Armando Subashin në Fier, Sotiraq Filon në Korç ë,

Majlinda Bufin në Roskovec, Dritan Lelin në Vlorë, Pjerin Ndreun në Lezhë dhe Gledian Llatja në Elbasan. Ndërkohë gjatë fjalës së tij në sheshin ‘Nënë Tereza’ kryeministri Edi Rama sulmoi opozitën. Më tej Rama tha se qeveria do të ndryshojë Shkodrën sic ndryshoi thellësisht Vlorën.

Nëse opozita arrin të marrë qoftë edhe një bashki më shumë se sa PS-ja, atëherë kryeministri u shpreh i gatshëm për të shkuar drejt zgjedhjeve të parakohshme

Kryeministri Edi Rama a foli edhe për deklaratën e presidentit Ilir Meta për vetëvrasje duke thënë se kush mund ta besojë se Ilir Meta mund të vrasë veten.

Artikulli paraprakSHKODËR, FSHATI I “HARRUAR” I NJËSISË RRETHINA
Artikulli tjetërLIVING – 23.03.2019