Besimtarët në xhamitë e qytetit të Shkodrës janë shtuar në këto ditë të muajit të shenjtë të Ramazanit. Përgjegjësi i Myftinisë Shkodër Arben Halluni thotë se një moment i rëndësishëm është edhe shtrimi i iftareve për besimtarët.

Përgjegjësi i Myftinisë kërkon një angazhim më të madh nga të gjitha institucionet vendore dhe qëndrore dhe politika në përgjithësi për të ndihmuar shtresat e varfra në Shkodër.

Numri i familjeve të varfra në Shkodër çdo vit sa vjen e rritet ndaj edhe kërkohet një vëmendje më e madhe nga ana e institucioneve.

Përgjegjësi Halluni ka edhe një urim për besimtarët si dhe një lutje për paqe në vendet që janë në luftë.

Në 5 kohët e faljes gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit xhamitë në Shkodër janë të mbushura me besimtarë që agjërojnë duke kryer lutjet dhe ritet fetare.

 

Artikulli paraprakKËSHILLI BASHKIAK I SHKODRËS, JA KANDIDATËT E DJATHTË
Artikulli tjetërNDRYSHON SËRISH ÇMIMI I KARBURANTIT NË VEND, SA DO TË SHITET NAFTA DHE BENZINA