Kryeministri në ikje i Kosovës, Ramush Haradinaj ka marrë një vendim që festa kombëtare e Pavarësisë së Shqipërisë, të shpallet ditë pushimin në Republikën e Kosovës.

Teksa ka publikuar një foto nga vendimi, Haradinaj shkruan se ky vendim është i motivuar nga aspekti historik, tradicional dhe politik.

“Me rastin e Ditës së Flamurit, mbështetur në Ligjin për Festat Zyrtare, kam marrë vendim që 28 Nëntori, të shpallet ditë pushimi në territorin e Republikës së Kosovës, për t’i respektuar vlerat e traditës kombëtare shqiptare. Vendimi, që 28 Nëntori të jetë ditë pushimi, është i motivuar nga aspekti historik, tradicional dhe politik.”, shkruan Ramush Haradinaj.

 

Artikulli paraprak7 VJEÇARI RECITON 2800 VARGJE TË AT GJERGJ FISHTËS PA NDALUAR ASNJË SEKOND
Artikulli tjetërITALI, SHPËRTHIM NË NJË MAGAZINË FISHEKZJARRESH, 5 VIKTIMA