Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se është peng dhe se drejtësia franceze ka rënë pre e Serbisë.

Duke folur ekskluzivisht në një intervistë për Info Magazine të Klan Kosovës nga Colmari i Francës Haradinaj tha se është i bindur se në fund do të ngadhënjejë. “29 nëntor 2012 është vërtetuar e vërteta për pafajësinë time, por kjo nuk po i pëlqen Beogradit”. “S’ka qare, jemi në drejtën tonë. Do të jetë një lirim i pakusht. Jo gjyqtarët por edhe gazetarët e kanë parë se nuk qëndron një kërkesë e tillë, krejtësisht politike”.

Haradinaj ka thënë poashtu se Serbisë duhet t’i tregohet vendi. “Fqinjët i kemi të këqij, Serbisë duhet të ja tregojmë vendin qysh ka bërë Kroacia”. Ai ka thënë poashtu se po merr në mënyrë të vazhdueshme mbështetje dhe se ata po i japin forcë për të mos u dorëzuar. “Të gjithë kanë një kërkesë ndaj meje: Mos lësho pe. I falënderoj të gjithë nga zemra, që bashkëndiejnë me mua jo si individ, por me një të drejtë tonën, të shqiptarëve. S’ma ndien për Serbinë”.

Artikulli paraprakGJERMANIA NDALON MARTESAT E MINORENËVE
Artikulli tjetërURUGUAJI, SHTETI I PARË NË BOTË QË LEJON SHITJEN E MARIJUANËS NË FARMACI