Këshilli Qarkut Shkodër shpall “Nderi i Shkodrës” Ramush Haradinajn Me unanimitet të plotë, të djathtë dhe të majtë votuan në Këshillin e Qarkut Shkodër dhënien e titullit “Nderi i Shkodrës” për Ramush Haradinajn.

Propozimi i kryetares së Këshillit të Qarkut, Greta Bardeli-Gjoni, u mbështet në mbledhje nga të gjithë anëtarët si dhe kryetarët e Bashkive të Shkodrës, Malësisë së Madhe, Vaut të Dejës dhe Pukës. Ky titull u dha me motivacionin “Në shenjë solidariteti, nderimi e respekti për luftëtarin e lirisë së Kosovës, politikanin e vlerave evropiane që nuk rresht përpjekjen për t’u përballur me dinjitet me kundërshtarët e lirisë dhe pavarësisë së shqiptarëve”.

Artikulli paraprakSITUATA E RRUGËVE NË QARQET E VENDIT, PROBLEME NË ZONAT RURALE
Artikulli tjetërPËR HARADINAJN SOT PROTESTOHEN NË STUTTGART E GJENEVË