Lidhur me skandalin e tjetërsimit të pronave te Rana e Hedhun në Shëngjin, gjë për të cilën po gjykohet në arrest shtëpie edhe kryetari i bashkisë së Lezhës Fran Frrokaj, është arrestuar sot një tjetër person i shpallur në kërkim.

Në vijim të Operacionit “Ranishtja 4” , ku u arrestuan 12 shtetas dhe u shpallen në kërkim 11 shtetas të tjerë, sot nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko – Financiar në D.V.P. Lezhë, u bë ekzekutimi i vendimit të Gjyaktës për shtetasin Zef Gjini, 59 vjeç, banues në Lagjen “Nënë Tereza” në Lezhë.

Ndaj këtij shtetasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë me Vendim Nr.86, datë 15.03.2018, ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Vijon puna për kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim.
Zyrtarët lokalë dhe personat e tjerë të hetuar nga Prokuroria akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tjetërsuar mjaft hektarë tokën në zonën e plazhit të Shëngjinit, duke

e kthyer nga tokë ranore në truall bujqësore, e më pas duke e shitur kundrejt vlerave të konsiderueshme monetare. Nga 23 zyrtarë të përfshirë, 13 u arrestuan (vetëm dy në masë arrest me burg) ndërsa 10 të tjerë janë ende në kërkim nga policia si të përfshirë në skemën e tjetërsimit të pronës.

 

Artikulli paraprakIU GJET KOKAINË NË MAKINË , ARRESTOHET 22-VJEÇARI
Artikulli tjetërMIRATOHET PLANI VENDOR NË VAU DEJËS