Këto janë pamjet e plazhit të Ranes së Hedhur në Shëngjin në këto ditë gushti.Pavarësisht motit të paqendrueshem, kjo zone turistike e cila ka marre zhvillim të jashtëzakonshem gjatë viteve të fundit është e populluar nga pushues vendas dhe të huaj.

Ndërthurja e malit me detin e reren si dhe rritja e cilësisë së shërbimeve e kanë kthyer Ranen e Hedhur në një destinacion mjaft të pëlqyer turistik.Pushuesit vleresojnë maksimalisht bukurite e kësaj zone, por kërkojnë më shumë ndërgjegjesim dhe angazhim për mbajtjen paster të mjedisit.

Interesit gjithnjë në rritje të pushuesve për Plazhin e Ranes së Hedhur, i është përgjigjur dhe sektori privat duke shtuar njesitë akomoduese në këtë zonë e cila është në zhvillim e siper.

Artikulli paraprakMEDIAT E HUAJA JEHONË SHQIPËRISË! DAILY MAIL: SHKUAN MË SHUMË SE 120 MIJË BRITANIKË! TELEVIZIONI KROAT: I KA TË GJITHA, ËSHTË FENOMEN
Artikulli tjetërU VODH NË DURRËS, POLICIA GJEN AUTOMJETIN