Këto janë pamjet e plazhit të Ranes së Hedhur në Shëngjin në këto ditë gushti.
Kjo zonë turistike e cila ka marrë zhvillim gjatë viteve të fundit është e tejmbushur me pushues, vendas dhe të huaj.Ndërthurja malit me detin e reren si dhe rritja e cilësisë së shërbimeve e kanë kthyer Ranen e Hedhur në një destinacion mjaft të pëlqyer turistik.
Operatoret turistik thonë se po punojnë me kapacitet të plotë gjatë gjithë sezonit, ndërsa këtë vit ka interes të shtuar dhe nga turistet e huaj.
Interesit gjithnjë në rritje të pushuesve për Plazhin e Ranes së Hedhur, i është përgjigjur dhe sektori privat duke shtuar njesitë akomoduese në këtë zonë e cila është në zhvillim e siper.