Rusia ka kaluar Iranin dhe Sirinë dhe ëhstë bërë vendi më i sanksionuar në botë, sipas faqes së listës së sanksioneve Castellum.ai.
Sipas sajtit, 2754 sanksione ishin vendosur tashmë kundër Rusisë përpara 22 shkurtit.
2,778 sanksione të tjera u vendosën në ditët pas pushtimit, duke e çuar totalin në 5,532 – duke tejkaluar 3,616 sanksione të Iranit dhe duke e zhvendosur atë nga pozicioni kryesor.
Putin thotë se nuk do të thërrasë ushtarët e rekrutuar për të luftuar
SHBA përbënin burimin kryesor të sanksioneve me 21%, e ndjekur nga Mbretëria e Bashkuar dhe BE-së me 18%.
Vendet në mbarë botën kanë rritur sanksionet ndaj Rusisë në një përpjekje për të intensifikuar presionin ndaj Moskës për të ndaluar sulmin e saj ndaj Ukrainës, shkruan BBC.