Niveli i transparences në Bashkinë Lezhë është në masen 100 %.Rezultati është prezantuar nga qendra mediatike “Faktoje”, e cila për të tretin vit radhazi ka monitoruar këtë njesi vendore mbi transparencen dhe llogaridhënien, në kuadër të projektit “40 premtime, 10 bashki”.Raporti u bazua në verifkimin e 16 indikatorëve që rrjedhin nga detyrimet ligjore për funksionimin e pushtetit vendor dhe ai për të drejtën e informimit.

Sa i takon llogaridhënies, Faktoje përzgjodhi katër premtime të dhëna nga kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu, ku dy prej tyre rezultojnë të mbajtura plotësisht dhe 2 të tjera pjesërisht.

Pjesë e monitorimit për vitin 2022 ishin 10 bashki, ku me performancën më të lartë të transparencës kanë rezultuar ajo e Shkodrës dhe Lezhës në masen 100%.

 

Artikulli paraprakKONKURSI NË BIOLOGJI-KIMI MES SHKOLLAVE TË SHKODRËS
Artikulli tjetërLAJM I FUNDIT/ PLAGOSET NJË 32 VJEÇARË, RRETHANAT ENDE TË PAQARTA