Banka Botërore vlerëson se mjerimi në Shqipëri ka ardhur në rritje, duke e shtuar numrin e atyre që jetojnë në varfëri me tre herë brenda viteve 2008-2010.

Të dhënat e BB kanë treguar se ky ka qenë pikërisht efekti dramatik që ka shkaktuar kriza mbi të varfrit. Sipas standartit ndërkombëtar, klasifikohen si individë me varfëri ekstreme ata që jetojnë me më pak se 1.9 dollarë në ditë, të shprehura sipas standartit të fuqisë blerëse. Sipas shifrave të 2008, në Shqipëri jetonin 11 mijë persona nën këtë nivel të ardhurash. Banka Botërore vlerëson se në Shqipëri janë të paktën 31 mijë persona që jetojnë me më pak se 120 lekë në ditë. Sipas BB, Shqipërisë do ti duhen të paktën 10 vite me rritje ekonomike 4% për të zhdukur varfërinë ekstreme, e cila do të shpërndahet në një mënyrë të drejtë tek të gjitha shtresat e popullësisë, të cilat edhe pse nuk figurojnë në nivelin e varfërisë, i kanë të ardhurat vetëm pak mbi këtë nivel. Kjo shpjegon faktin se mbi 45% e popullësisë shqiptare jeton me më pak se 5 dollarë në ditë sipas standartit të fuqisë blerëse. Shpresa që 31 mijë qytetarët të jetojnë me më pak se 120 lekë në ditë, por edhe ata që konsiderohen se janë më mirë e që konsiderohen të varfër, është e pakët.

Artikulli paraprakMILITANTËT E ISIS SULM NË QYTETIN SIRIAN AL-BAB, VRITEN 30 CIVILË
Artikulli tjetërME 30 DHJETOR RAMA MBAN KONFERENCËN E FUNDVITIT ME MEDIAN