Raporti sekret i BE-së: Kanabisi në Shqipëri kultivohet me shumicë në toka shtetërore

Kur prej ditësh flitet për përgjime që lidhen kryesisht me narkotrafikun, një raport të vitit 2016 të hartuar nga Qendra Monitoruese Europiane, posaçërisht për krimin e organizuar, e rendit Shqipërinë si një prej vendeve me prodhimin më të madhe të kanabisit në Europë. Dokumentet konfidenciale janë dërguar në zyrat e Ministrisë së Brendshme, Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe Shërbimin Infomativ Shtetëror Raporti ishte dërguar një vit më parë. Dokumentet theksojnë se, në shumicën e rasteve trafikantët ndërkombëtare të drogës bashkëpunojnë me prodhuesit shqiptare. ‘Çdo vit europianët shpenzojnë rreth 24 miliardë euro për lëndët narkotike’, – thuhet në raport. Partnerët Italianë theksojnë se kjo shifër është mjaft shqetësuese, duke kërkuar që të merren masa sa më shpejt të jetë e mundur për të paralizuar rrjetin e narkotrafikut me origjinë nga Shqipëria. Një tjetër shqetësim që shprehet në raportin e Qendrës Monitoruese Europiane për vitin 2016 është edhe kultivimi i kanabisit në zonat e jugut të vendit tonë. Raporti i 2016 thekson se Guardia di Financa së bashku me Ministrinë e Brendshme përdorën avionët për të fotografuar plantacionet me drogë, por që nuk rezultoi efikas në terren. Në fund raporti problematik për Shqipërinë evidenton se kultivimi i drogës kryhet në toka me pronësi shtëterore, në tunele, sera ose magazina. Ky raport i përket vitit të kaluar, ndërsa në 2017 Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi edhe arrestimin e ministrit të Brendshëm të asaj kohe, Saimir Tahiri. Sipas organit të akuzës ka dyshime se ai ka favorizuar grupin kriminal të vëllezërve Habilaj, të kryente trafik droge gjatë periudhës 2013-2017.

Artikulli paraprakKUKESI-VLLAZNIA BARAZIM 2-2.SHKODRANET MARRIN NJE PIKE ME VLERE NE KUKES
Artikulli tjetërKRYEMINISTRI EDI RAMA : TË PËRKUSHTUAR DREJT PUNËS