Departamenti i Shtetit thotë se problemet më të konsiderueshme të të drejtave të njeriut në vitin 2017 në Shqipëri, ishin “kufizimet në lirinë e shprehjes dhe të shtypit,
përfshirë autocensurën dhe frikësimin e gazetarëve shkaktuar nga interesat financiare dhe politike; dhe korrupsioni i përhapur në të gjitha degët e qeverisë”.
Përsa u takon zgjedhjeve, raporti i referohet OSBE-së, kur thotë se zgjedhjet respektuan liritë themelore por u ndikuan negativisht nga akuzat për blerje votash dhe presion ndaj votuesve.
Në raportin e përvitshëm për të Drejtat e Njeriut thuhet se mosndëshkueshmëria mbeti një problem serioz.
“Ndjekja penale dhe veçanërisht gjetja fajtorë e zyrtarëve që kanë kryer shkelje ishte sporadike. Zyrtarët, politikanët, gjykatësit dhe persona me interesa të fuqishme biznesi ishin shpesh në gjendje të shmangnin ndjekjen penale”, thuhet në raportin që doli të premten.
Departamenti i Shtetit thotë se gjatë vitit 2017, “korrupsioni ishte i përhapur në të gjitha degët e qeverisjes” në Shqipëri.
“Policia jo gjithmonë e zbatoi ligjin në mënyrë të balancuar. Lidhjet personale, ato politike ose kriminale, infrastruktura e dobët, mungesa e paisjeve ose menaxhimi i papërshtatshëm kontribuan në korrupsionin e vazhdueshëm dhe sjellje joprofesionale.
Autoritetet vazhduan të bëjnë përpjekje për t’i trajtuar këto probleme duke riparuar ambjentet e policisë, duke marrë automjete më të reja dhe duke nxjerrë në pah masat antikorrupsion”, thuhet në raport.
Sipas raportit, mosndëshkueshmëria mbeti një problem serioz, “megjithëse qeveria shtoi përpjekjet për ta trajtuar, veçanërisht duke rritur përdorimin e pamjeve filmike për të dokumentuar dhe për të ndjekur penalisht shkeljet e policisë”.
Megjithëse qeveria kishte mekanizma për të hetuar dhe dënuar abuzimet dhe korrupsionin, korrupsioni i policisë vazhdoi të mbetej problem.
Përsa i takon lirisë së shprehjes dhe së medias, raporti thotë se qeveria në përgjithësi i respektoi këto të drejta, por shton se pati njoftime se qeveria, bizneset dhe grupet kriminale u përpoqën të ushtrojnë ndikimi tek media në mënyrë të papërshtatshme