Opozita ka reaguar në lidhje me raportin e DASH, në të cilin theksoheshin problem nga mangësia me pavarësinë dhe integritetin e gjyqësorit si dhe korrupsioni në qeverisje e në organet e zbatimit të ligjit.
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, thotë se “babëzia dhe egoja e sëmurë e Edi Ramës për të kapur çdo pushtet dhe kufizimi i çdo mediumi për të thënë i lirë dhe i pavarur atë që sot po ndodh në Shqipëri, po e çojnë vendin në zgrip të kufizimit të demokracisë si kurrë më parë”.
‘Babëzia dhe egoja e sëmurë e Edi Ramës për të kapur çdo pushtet dhe kufizimi i çdo mediumi për të thënë i lirë dhe i pavarur atë që sot po ndodh në Shqipëri, po e çojnë vendin në zgrip të kufizimit të demokracisë si kurrë më parë. Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit praktikisht ka rrëzuar një qeveri të kalbur që qëndron ende në pushtet me forcën e parave të pista dhe shpërdorimit të çdo resursi shtetëror sa herë që ka procese zgjedhore.’- shprehet Boçi.
Ndërsa deputetja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho, nënvizon se raporti është pasqyra ku shihet Rama. Sipas saj raporti i DASH, ndërsa sipas saj ngre alarmin për korrupsionin galopant në të cilin është zhytur qeveria Rama, pushteti i tij vendor i dalë nga zgjedhjet njëpartiake, për lirinë e kufizuar të medias, shkeljen me arrogancë të ligjit të pronës, kapjen e gjyqësorit dhe injorimin e ligjit për ngacmimin seksual.
‘Raporti i fundit i DASH ngre alarmin për korrupsionin galopant në të cilin është zhytur qeveria Rama ,pushteti i tij vendor i dalë nga zgjedhjet njëpartiake, për lirinë e kufizuar të medias, shkeljen me arrogancë të ligjit të pronës, kapjen e gjyqësorit dhe injorimin e ligjit për ngacmimin seksual.’- shkruan Xhixho.