Este zbardhur raporti i ILDKP dorëzuar në Kuvend për verifikimin e pasurisë së zyrtarëve të lartë shtetërorë dhe të afërmve të tyre.

ILDKPI thekson se janë verifikuar rreth 3 mijë persona, drejtues dhe familjarë të tyre, të cilëve u ka kaluar në filtra pasuria. Për mosjustifikimin e pasurisë janë gjobitur 296 zyrtarë të lartë.

Sipas ILDKP, vlera e pasurisë së pajustifikuar ka arritur në 80 milionë euro. ILDKP ka raportuar edhe për njësinë e spiunëve në administratë dhe sipërmarrjen private.

Sipas këtij institucioni janë 163 njësi spiune në shtet me mbi 80 punonjës dhe 446 njësi spiune në privat me mbi 100 punonjës.

Ndërkohë janë gjobitur 140 drejtues organizatash të cilët nuk kanë ngritur njësinë ‘spiune’.

Artikulli paraprakMBROJTJE PËR TË DASHURAT, LIGJI I RI: URDHËR MBROJTJE EDHE PËR LIDHJET AFEKTIVE
Artikulli tjetërSHKATËRRIMI I JOHNNY DEPP. NGA DEPRESIONI, TE VARËSIA NGA DROGA