Raporti i INSTAT: 152 aksidente gjatë marsit,rritet numri
152 aksidente kanë ndodhur vetëm gjatë muajit mars sipas Institutit të Statistikave, me 213 persoan të aksidentuar nga të cilët 16 kanë humbur jetën. Sipas të dhënave zyrtare për 100 000 banorë 7 persona janë aksidentuar. Krahasur me muajin mars të një viti më parë rritja e numrit të aksidenteve është 10.9 %. Ndërsa shkaku në 79% të rasteve vjen për shklejen e rregullave të qarkullimit rrugor. 152 aksidente rrugore vetëm për muajim mars është statistika e ofruar nga INSTAT. Numri i të aksidentuarve është 213 persona nga të cilët 16 kanë vdekur, ndërsa në mars 2016 numri i të aksidentuarve ishte 183, dhe rritja llogaritet në 10.9%. Sipas INSTAT aksidentet rrugore në 79% të rasteve kanë ndodhur për pasojë të sjelljes së drejtuesit të mjetit dhe numri më i lartë i aksidenteve është kryer nga grupmoshat 25-35 vjeç. Gjatë marsit numri i të aksidentuarve të vdekur apo të plagosur për 100 000 mijë banorë ishte 7 persona. Në tremujorin e parë 2017, numri i të aksidentuarve është ulur 4,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Krahasuar me mesataren e personave të vdekur gjatë vitit 2016 ky numër është ulur me 28.6%.