Shoqata “Intelektualët e Rinj, Shpresë”, kanë publikuar raportin mbi transparencën e gjykatave të Shkodrës, të Rrethit Gjyqësor dhe Administrative të Shkallës së Parë. Në këtë raport rezulton se gjykatat e Shkodrës nuk janë transparente sa duhet.

IRSH ka dërguar 14 kërkesa për informim drejtuar Gjykatës Administrative Shkodër ku formalisht është kthyer përgjigje brenda afatit ligjorë por pa u dhënë i plotë informacioni i kërkuar.

IRSH ka ushtruar të drejtën e ankimit pranë Komisionerit për të drejtën për informim si dhe pranë Ministrisë së Drejtësisë. Me ndërhyrjen e këtyre institucioneve është bërë i mundur pjesërisht sigurimi i informacionit të kërkuar.

Nga këto 14 kërkesa informacioni i plotë është siguruar vetëm për 7 kërkesa për informim, për 5 kërkesa të tjera përgjigja ka qënë e pjesshme, 1 kërkesë i është referuar institucioneve të tjera, ndërsa për 1 kërkesë përgjigjia nuk është dhënë në formen e kërkuar të përcaktuar sipas ligjit.

Po ashtu faqja zyrtare e internetit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Shkodër, ku informacioni duhet te jepet pa kërkesë, rezultoi që nuk ishte funksionale por si rezultat i presionit institucional të ushtruar në zbatim të ligjit nga ana e organizatës “Intelektualët e rinj, Shpresë”

për herë të parë Gjykata Administrative Shkodër filloi te publikonte aktivitetin e saj në faqen zyrtare të internetit duke publikuar njëkohësisht një pjesë të madhe të informacionit të detyrueshëm sipas ligjit.

Në gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër për grumbullimin e informacionit zyrtarë janë dërguar 14 kërkesa për informim. Nga këto nuk është kthyer asnjë përgjigje brenda afatit ligjor 10-ditore.

Me ndërhyrjen e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale u bë e mundur marrja e një pjese të informacioneve të kërkuara. Informacioni i dërguar në formë shkresore kryesisht ka qënë i pjesshem ose ka munguar krejtësisht.

Sipas raportit të IRSH, problem për të dyja gjykatat mbetet mungesa e regjistrit të kërkesave dhe përgjigjeve online.

Sugjerimet e IRSH për Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Shkodër për informimin përmes faqes së internetit kanë qenë të suksesshme duke plotësuar 12 prej 28 kërkesave që kërkon ligji. Nga ana tjetër, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka të plotësuara vetëm 4 prej 28 kërkesave.

Ky raport sjell përfundimin dhe rezulton se dy nga gjykatat kryesore në qytetin e Shkodrës nuk e zbatojnë në mënyrën e duhur ligjin për të drejtën e informimit. IRSH vlerëson reagimin pozitiv të drejtuesve të këtyre gjykatave,

të cilët vetëm gjate periudhës brenda së cilës është zhvilluar aktiviteti monitorues kanë shënuar një përmirësim të dukshëm të informacioneve të cilat jepen në faqen zyrtare të internetit.

Aktualisht Gjykata Administrative e Shkallës së parë ka plotësuar 42% të kritereve të ligjit ndërsa Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka plotësuar 39% të kritereve të ligjit Për të Drejtën e Informimit.

GJYKATA ADMINISTRATIVE E SHKALLËS SË PARË

14 KËRKESA NË TOTAL
7 KËRKESA – INFORMACION TË PLOTË
5 KËRKESA – PËRGJIGJE E PJESSHME
1 KËRKESË – REFERUAR NË INSTITUCIONE TË TJERA
1 KËRKESË – JO NË FORMËN E PËRCAKTUAR NGA LIGJI

GJYKATA E RRETHIT GJYQËSOR SHKODËR

14 KËRKESA NË TOTAL
0 PËRGJIGJE GJATË AFATIT LIGJOR

 

 

Artikulli paraprakVLAHUTIN: KAMPI REFUGJATËVE JO KUSHT I BE
Artikulli tjetërMARINAJ PRET AMBASADOREN E BE VLAHUTIN