Kryeministri Edi Rama i ka bërë apel opozitës joparlamentare që të mos ktheje në peng të axhendës politike një proces të rëndësishëm për gjithë Shqipërinë që nuk ka lidhje me një palë politike, që të bashkojnë zërin në mënyrë që Shqipëria të marrë dritën jeshile edhe nga Këshilli i Evropës për çeljen e negociatave.

Gjatë fjalës në kuvend kreu i qeverisë tha se raport progresi i Komisionit Evropian që rekomandon hapjen e negociatave, është mjaft objektiv, por vendimi i Këshillit të Evropës nga të gjitha vendet anëtarë në BE, është politik, dhe ndaj angazhimi i politikës së brendshme në Shqipëri duhet të jetë në favor të këtij procesi.

Shefi i mazhorancës i bëri edhe një herë apel për dialog opozitës joparlamentare sa i përket procesit zgjedhor, duke theksuar se zgjedhjet e 30 qershorit nuk negociohen, pasi kjo datë buron nga Kushtetuta, si caktim i dekretit të Presidentit.

Artikulli paraprakSHKODËR, QYTETARËT: GJETËM ZGJIDHJE PËRMES KLINIKËS SË LIGJIT
Artikulli tjetërPOSTRIBË, FAMILJA CEKAJ APEL PËR NDIHMË