Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas publikimit të raportit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për dëmin ekonomik prej 138 miliardë lekëve për vitin 2022. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Meta shkruan se korrupsioni është i vetmi qëllim madhor i “Rilindjes”, teksa ka shtuar se çlirimi i Shqipërisë nga korrupsioni dhe kapja e shtetit, është interesi dhe prioriteti i PL-së.

Postimi i plotë i Metës:

Korrupsioni është i vetmi qëllim madhor i “Rilindjes”! Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar një dëm ekonomik prej 138 miliardë lekë gjatë vitit 2022 për shkak të keqmenaxhimit të fondeve publike dhe shkeljeve ligjore, ku dëmi më i lartë prej 107 miliardë lekë lidhet me Tatimet dhe Doganat. Vetëm lufta e hapur dhe pa kompromis kundër korrupsionit parandalon falimentimin e Shqipërisë dhe rikthen shpresën tek të rinjtë, që në masë po detyrohen të braktisin vendin! Çlirimi i Shqipërisë nga korrupsioni dhe kapja e shtetit, si dhe rivendosja e Llogaridhënies është interesi dhe prioriteti ynë kombëtar!

Artikulli paraprakLAJÇAK FLET PAS TAKIMEVE NË PRISHTINË E BEOGRAD
Artikulli tjetërVJOSA OSMANI PRET NË TAKIM TRE POLICËT QË U RRËMBYEN NGA FORCAT SERBE