Teksa ndajnë dy javë nga beteja e 14 majit misioni i vëzhguesve të OSBE ODHIR ka nxjerrë raportin e parë zgjedhjet lokale.

Në raportin e ndërmjetëm të kryevëzhgueses Odry Glover raportohet se fushata ka nisur me ton të moderuar dhe nuk ka qenë e bujshme por evidenton dy raste dhunë, në njërin prej të cilëve u rrezikua jeta e një anëtari partie.

Misioni gjithashtu i jep jehonë shqetësimeve të palëve pjesëmarrëse ne zgjedhje për iniciativat e fundit të ndërmarra nga qeveria, për rritjen e pagave dhe pensioneve. Misioni e vlerëson që mjedisi politik në Shqipëri vijon të jetë i karakterizuar nga polarizimi i thellë ndërmjet kryetarëve të partive të mëdha.

Sa i përket shpenzimeve totale të fushatës, në raport thuhet se shpenzimet totale të fushatës për një parti nuk duhet të tejkalojnë 300 përqind, dhe ato të kandidatit të pavarur 50 përqind, të masës më të lartë të fondit publik të shpërndarë për një parti, bazuar në rezultatin e zgjedhjeve të fundit vendore. Meqënëse këto fonde u përcaktuan më 22 prill, kufiri i shpenzimeve u bë i njohur për garuesit mbasi fushata kishte filluar.

Prej ditës kur ka zbarkuar në Tiranë kryevëzhguesja Odry Glover është takuar me te gjithë partitë pjesëmarrëse ne zgjedhëse por edhe me Sali Berishën të cilën e ka njohur si palë. Raporti përfundimtar i misionit pritet te dalë pas zgjedhjeve te 14 majit.

Artikulli paraprakKTHJELLIME DHE VRANËSIRA KALIMTARE NË MESDITË/ NJIHUNI ME PARASHIKIMIN E MOTIT PËR SOT
Artikulli tjetërBECI: MIRËNJOHJE PËR ÇDO SHKODRAN QË KA RUAJTUR SHTËPINË KARAKTERISTIKE SHKODRANE