Raporti i policisë greke: 1.2 ton drogë hynë në Greqi nga Shqipëria në Qershor

Shqipëria vazhdon të jetë vendi kryesor për trafikun e drogës në Greqi. Sipas autoriteteve greke, gjatë muajit qershor në shtetin fqinj kanë hyrë 1.213 kg kanabis apo rreth 1.2 ton. Sipas analizës, kjo sasi droge ka hyrë nga kufi i gjelbër shqiptar vetëm përmes veriut të Greqisë, në zonën e Epirit. E gjithë lënda narkotike e kapur në muajin qershor kishte për destinacion tregun grek, kryesisht Athinën dhe ishujt duke qenë se është sezoni turistik. Në raportin e policisë së Janinës theksohet gjithashtu se 42 persona janë arrestuar për trafikun e drogës nga Shqipëria drejt Greqisë.

Artikulli paraprakEDHE USHTRIA KUNDËR ZJARREVE DHE KANABISIT
Artikulli tjetërAKSIDENTOHET GJATE PUNES, VDES SHQIPTARI