Shqiptarë drejtojnë trafikon e drogës edhe në Finlandë. Është ky përfundimi i një raporti të publikuar të premten nga Policia Qendrore Penale (CKP).
Në mesin e policëve dhe kriminelëve profesionistë, bandat shqiptare janë të njohura për dhunën e tyre dhe për shkak se ata nuk hezitojnë të përdorin armën kur situata e kërkon.
“Kjo tregon se Finlanda nuk është e izoluar nga pjesa tjetër e Evropës. Bandat shqiptare largohen nga Shqipëria, por kanë degë në të gjithë Evropën” thotë Jari Leskinen, hetues special.
Aktiviteti i tyre përqendrohet veçanërisht në drogat sintetike, të tilla si amfetaminë dhe ekstazë.
Vitin e ka
luar, policia arrestoi gjashtëmbëdhjetë qytetarë shqiptarë të dyshuar për vepra të rënda të drogës. Në vitet e mëparshme ka qenë nën dhjetë vetë.
“Ne kemi kohë që merremi me bandat shqiptare në Finlan
dë. Biznesi i tyre është shumë i organizuar dhe efikas. Ata sjellin sasi të mëdha të drogës”, thotë Leskinen