Kreu i shtetit, Ilir Meta ka marrë sot një peticion nga 30 organizata për të drejtat e fëmijëve, me rastin edhe të 1 Qershorit.

Nga ambientet e Presidencës, Meta u tregua i gatshëm që të priste tubuesit paqësor, ndërsa dha mesazhe të qarta për të drejtat e fëmijëve.

Po ashtu Meta komentoi edhe raportin e fundit të ‘Save the Children’, i cili flitë për përkeqësim të jetesës së fëmijëve në Shqipëri, krahasuar edhe me vendet e rajonit.

Gjëja më e lehte është që sot të festojmë me fëmijët. Pro më e rëndësishëm është që të angazhohemi për të gjithë ata fëmijë që nuk kanë mundësi të festojnë, që janë të kufizuar në aksesin e tyre për edukim dhe për shumë shërbimet ë tjera.

Ndaj këtë peticion dot a lexoj me vëmendje. Raporti i fundit i Save the Children është kambanë alarmi për të gjithë institucionet, shoqërinë civile dhe shoqërinë shqiptare.

Të gjithë së bashku duke i njohur këto probleme, jo duke i fshehur ato, me përgjegjshmëri të angazhohemi dhe ti vendosim në rrugën e përmirësimit të qëndrueshme dhe afat gjatë.

Ju falënderoj për këtë peticion dhe për këtë protestë në një farë mënyrë. Ju kërkoj ndjesë që dera nuk u hap në kohë, pasi e mora vesh nga mediat”, tha Meta.

Artikulli paraprakBASHA TAKIM URGJENT ME DREJTUESIT KRYESOR TË PD PAS LAJMIT PËR SURVEJIM NGA POLICIA
Artikulli tjetërERMAL META NË TIRANË: NË EUROVIZION BËRA SHERR, MË ERDHI TURP QË ITALIA NUK I DHA 12 PIKËT SHQIPËRISË