Raporti i publikuar flet për një numër të lartë të personave me probleme mendore në Shkodër përgjatë viteve 2005-2015, më konkretisht 6287 raste me diagnoz.
45% e tyre janë të diagnostikuar me skizofreni. Për psikiatrin, Gjon Preçi, të dhënat e publikuara kanë disa keqkuptime, që padyshim publiku ka nevojë të sqarohet.
Numri që kalon 6 mijë nuk është vetëm për Bashkinë Shkodër, ashtu siç thuhet në raport, por për katër qarqe të veriut të marra së bashku që marrin shërbim në Shkodër.
Preçi përjashton mundësitë që problemet ekonomike apo më saktësisht ato të përmbytjeve të ndikojnë në rritjen e numrit të personave me probleme mendore.
Raporti është bërë përgjatë viteve 2005-2015 nga ekspertët rajonal të shëndetit në Shkodër.