Raportet me Edi Ramën nuk kanë asnjë ndikim në sjelljen e Ilir Metës si President i Shqipërisë.
Sipas vetë kreut të shtetit, nga 24 korriku kur mori detyrën, partia e tij është vetëm Kushtetuta e Shqipërisë. Këtë koment ai e bëri në një prononcim për TV Alsat në Maqedoni. “Raportet midis politikë me njëri-tjetrin kanë zero ndikim tek sjelljet tek sjelljet dhe veprimet e mia si president.
“Nga 24 korriku unë kam vetëm një parti që është kushtetuta e Shqipërisë dhe nuk më intereson asgjë që ka lidhje me të kaluarën time apo me raportet në të kaluarën me cilin do. Një nga arsyet që u zgjodha si president ishte se nuk kishte kandidat më të mirë për të përfaqësuar opozitën”, u shpreh Meta i pyetur për raportin e tij me kryeministrin e vendit.