Bazuar te raporti për vitin 2017, ku prokuroria drejtohej nga Adriatik Llalla, pasi Arta Marku e mori detyrën në dy javët e fundit të vitit, procedimet për korrupsion janë rritur me 69.9%, ndërsa gjithsej janë 40911 procedime penale.
39% e procedimeve janë për narkotikët, 11% për korrupsion dhe 24% e procedimeve për krimet kundër personit. Përsa i përket qyteteve, Vlora dhe Gjirokastra janë në krye për kriminalitetin në raport me popullsinë.
Në 2017 numri i procedimeve i regjistruar në Tiranë është 32.63%, në Durrës janë regjistruar 7.70%, Vlorë 7.40%, në Elbasan janë regjistruar 7.23%, në Shkodër, 6.32%.
Pra, Vlora dhe Gjirokastra janë qytetet më të kriminalizuara, ndërsa Dibra dhe Elbasani kanë nivelin më të ulët të kriminalizimit.
Nga të dhënat statistikore rezulton se në vitin 2017 ka patur një rritje prej 69,6 % të numrit të procedimeve të regjistruara për veprat penale të korrupsionit, në krahasim me vitin 2016.
Janë ndjekur gjithsej 40 911 procedime penale: 39 % narkotikët;24 % krimet kundër personit;11 % korrupsioni
Në vitin 2017 numrin më të madh të procedimeve e ka regjistruar prokuroria;
Tiranë me 32,63 %; Durrës që ka regjistruar 7,70 %;Vlorë 7,40 % të numrit total të procedimeve të regjistruara; Elbasan që ka regjistruar 7,23 %; Shkodër që ka regjistruar 6,32 % etj…
Vepra penale me rritje:Rritje prej 40,7 % të numrit të procedimeve të regjistruara për grup veprat e falsifikimit të dokumenteve.Ka një rritje prej 27 % të numrit të procedimeve të regjistruara për vepra penale që lidhen me pastrimin e produkteve të veprës penale
Mashtrimet me 18 %;
Rritje të lehtë prej 0,27 % të numrit të procedimeve të regjistruara për “Vepra penale kundër fëmijëve, martesës dhe familjes”;Vjedhja rritje me 3 %
Vepra penale me ulje:“Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike” i Kodit Penal, ka një ulje prej 37,9%. Në vitin 2017 ka një ulje prej 14,8 % të numrit të procedimeve të regjistruara për “Krime kundër jetës të kryera me dashje” 98,6 % e tyre janë meshkuj (nga të cilët 7 % janë të mitur)
dhe vetëm 1,4 % janë femra (ndër të cilat nuk rezultojnë të mitura). Ka ulje prej 6,4 % të numrit të procedimeve të regjistruara për krime seksuale