Ditën e sotme Komisioni i Ligjeve po zhvillon një seancë dëgjimore me Kryeprokuroren, Arta Marku në Kryesinë e Kuvendit.
Marku në raportin vjetor të 2018 ka bërë me dije se ky vit nuk ka qënë i zakonshëm për shkak të zhvillimeve të shumta nga Vettingu.
“2018 ka qenë një vit jo i zakonshëm për shkak të Vettingut. Janë bërë shumë shkarkime prokuroresh prandaj kanë qenë pak apatike sepse ky proces i ka bërë të pasigurtë” ka thënë ndër të tjera Arta Marku.
Më pas Marku ka thënë se gjatë vitit 2018 ka patur një ulje të kallzimeve penale dhe se prioritet ka qënë zbatimi i Reformës në Drejtësi. Prokuroria e përgjithshme ka bërë dhe matjen koeficientit të kriminalitetit në vend, kur rezulton që qarku i parë me numrin më të lartë të veprave penale për numër banorësh të jetë Vlora, e ndjekur nga Lezha, Durrësi, Gjirokastra e pastaj Tirana. Ndër qarqet me më pak kriminalitet është Kukësi, Berati e në fund me shifrat më të ulta të rekordeve kriminale, është Dibra.