Shoqata për Kulturë Demokratike ka hartuar një raport për katër bashki në vend, për atë të Elbasanit, Kavajës, Kukësit dhe Kuçovës. Në këtë raport thuhet se administrata është përdorur për aktivitete, ndërsa shtohet se janë gjetur edhe shkelje me fondet publike.
“Administratës i është kërkuar pjesëmarrja aktive në aktivitete. Vëzhguesit kanë gjetur shkelje me fondet publike. Të ndalohen shpenzimet me burimet administrative”, thuhet në raport.
Ky raport është përgatitur pas vëzhgimit të administratës për zgjedhjet e 30 qershorit. Raporti u hartua në bashkëpunim me Koalicionin e Vëzhguesve vendorë.