Raporti për cilësinë e ujërave, ja 7 pikat më të ndotura të lumenjve

Nga monitorimet e kryera në vitin 2015 rezulton se ujërat e lumenjve janë ndikuar ndjeshëm shkarkimet urbane dhe industriale. Report TV ka zbardhur raportin e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, sipas të cilit 50% e lumenjve tanë i përkasin cilësisë së moderuar, 10%, të cilësisë së varfër dhe 20% me cilësi të keqe. Vetëm 20% e ujërave të lumenjve kategorizohen të cilësisë së mirë, dhe asnjë në kategorinë cilësi e lartë. Rezultatet e monitorimit tregojne se lumi Vjose dhe lumi Mat jane lumenjte me cilësi më të mire, cilësi e II. Të cilësise se III ose gjendje e moderuar jane lumi Drin, Bune, Erzen, Shkumbin dhe Seman ose gjysma e lumenjve tane. Të cilësise së IV ose gjëndje e varfër paraqitet lumi Drin i Lezhës dhe të cilësise se peste, gjëndje e keqe rezulton lumi Ishëm dhe lumi Gjanice, të cilët klasifikohen ne lumenjte më të ndotur. Agjencia ka evidentuar edhe 7 pikat e lumenjve me cilësinë më të keqe, të cilat i ka pasqyruar me ngjyrë të kuqe në hartën e kualitetit të ujërave. Ato janë: Drini Lezhë, Ura Salmer, Ura Gjoles, Ura Rinas, Ura Kthesa Kamzës, Yrshek, dhe Ura e Gjanicës. Raporti i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit thekson se Rritja e qendrave të banuara dhe industrializimi i tyre është shoqëruar me rritjen e ndotjes në mjediset ujore. Zhvillimi i shoqërisë ka kërkuar vazhdimisht një përdorim të gjerë të ujërave në fusha të ndryshme të saj si në industri, bujqësi, tregti dhe transport, energji elektrike, higjene dhe më kryesore perdorimi për ujë të pijshëm. Por tëe gjitha këto me një kosto të dukshme kur vjen fjala te ndotja e tyre.

Artikulli paraprakLYPESI DHURON 1000 LEKE PER NENAT E FEMIJET NE NEVOJE
Artikulli tjetërNDERTIMI I HEC-VE NE VALBONE,ELINA DUNI DHE EDA ZARI NE PROTESTË