Ambasadorja e BE gjatë fjalës së saj për progres raportin e Shqipërisë ka thënë se vendi ka bërë progres, ndërsa ka vënë në dukje edhe pikat ku vendi çalon. Sipas saj SPAK-u ka bërë detyrën me hetimin dhe arrestimin e zyrtarëve të lartë dhe i ëbri thirrje Prokurorisë sepciale të vazhdojë me detyrën. Po ashtu ajo tha se vendi po ecën mirë për të përmirësuar efektivitetin, por mbetet në juridiksionin e monitorimit të shtuar. Ajo shtoi se miratimi i amnistisë fiskale në vend do ta rrezikonte progresin në këtë fushë.

“Raporti vlerëson punën e parlamentit dhe ka vërejtur se Këshilli i Integrimit ka bërë përpjekje për të konsoliduar rolin në këtë çështje. Progres është vërejtur edhe në transparencën e parlamentit.

Lidhur me reformën në administratën publike ka pasur një progres më të ngadaltë. Sa i përket qeverisjes vendore mungojnë burimet për të ushtruar politikat e tyre. Ligji për administratat jo-fitimprurëse duhet të përmirësohet. Raporti vlerëson zbatimin e Reformës në Drejtësi, por ndikohet negativisht nga çështjet e prapambetura dhe vonesave. Kërkohet një aksion më vendimtar për një sistem më modern të trajtimit të çështjeve. Lidhur me korrupsionin raporti vëren se është bërë progres më ndërtimin e raportit të dënimeve penale. SPAK-u ka marrë vendime për persona zyrtarë të lartë, ndërsa bëhet thirrje për zbatimin e ligjit edhe më tej, por përpjekjet duhet të vazhdojnë. Sa i përket pastrimit të parave vendi po ecën në mënyrë të mirë për të përmirësuar efektivitetin, por mbetet në juridiksionin e monitorimit të shtuar. Miratimi i amnistisë penale do të rrezikonte progresin në këtë fushë”, u shpreh ajo.

Artikulli paraprakBERISHA TAKIM ME DREJTUESIT E GRUPEVE TË PUNËS, ZBARDHEN DIREKTIVAT E KREUT TË PD, SI DO TË VIJOJË AKSIONI
Artikulli tjetërDIALOGU DHE ÇËSHTJET E HAPURA MES PRISHTINËS DHE BEOGRADIT/ TAKOHEN VUÇIÇ DHE LAJÇAK, ZBARDHET DISKUTIMI