Vllaznia në basketboll për femra merr edhe humbjen e dytë në kampionatin kombëtar përballë Tiranës me rezultatin 69-77. Ndonënëse shkodranet e nisën mirë këtë kampionat me një fitore në sfidën e parë të sezonit nuk mundën që ta mbajnë duke bërë dy humbje radhazi.

Trajneri Rajmond Rasha shprehet se janë larguar 4 lojtare dhe se ekipi ka shumë mangësi ndërsa deklaron se duhet rritur fondi në mënyrë që basketbollistet të mos bëhen shitëse.Duke folur për ndeshjen e fundit me Tiranën trajneri Rasha tha se kryeqytetaset kanë një ekip të plotë ndërsa Vllaznia luan me vetëm 6 basketbolliste.Edhe pse janë lëkundur disi objektivat e Vllaznisë, sezoni sapo ka filluar dhe ka ende shumë takime për t’u luajtur.

Artikulli paraprakPREFEKTI: S’KA SITUATË ALARMANTE PËR PËRMBYTJET
Artikulli tjetërBASKET MESHKUJ, VLLAZNIA SERI FITORESH, MUND TEUTËN