Pakujdesia dhe dëshira për ti mësuar sa më shpejt makinën fëmijës për pak i ka kushtuar jetën një familje të tërë në zonën turistike Razëm të Shkodrës.
Dëshmitarë në vendngjarje tregojnë se drejtuesi i mjetit kishte marrë fëmijën para, duke e lënë për të mbajtur timonin. Por ka mjaftuar një moment dhe fakti se rruga ka qenë e pjerrët, që makina të kthehej përmbys duke rrezikuar kështu jo vetëm jetën e pasagjerëve në makinë. (të burrit dhe vajzës së tij 15 vjeçe, por edhe të dy fëmijëve të tjerë të mitur, përkatësisht 8 dhe 9 vjeç). Makina është batuar pikërisht pranë derës së një hoteli. Si pasojë kanë mbetur të plagosur drejtuesi dhe pasagjerja e cila është në gjendje më të rëndë, por gjithsesi jashtë rrezikut për jetën. Fatmirësisht kanë shpëtuar me dëmtime të lehta tre fëmijët, për të cilët dëshmitarët tregojnë se janë dy në moshën 8 dhe 9 vjec arë dhe vajza më e madhe 15 vjecare.Kjo ka marrë plagë më të rënda, por që gjithsesi është jashtë rrezikut për jetën Automjeti eshte përmbysur dhe ka bllokuar derën e hotelit. Përvec incidentit, edhe nxjerrja e të plagosurve ka qenë një punë më vete për shkak se automjeti është batuar dhe është bërë e vështirë që të dëmtuarit të dalin lirisht nga makina. Për të liruar nga “kafazi” të plagosurit janë thyer xhamat e makinës.