Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestës së të rinjve të PD përpara ministrisë së Arsimit, duke i konsideruar ato si të nxitura nga partitë.

Në një postim në FB, duke iu referur Programit Ndërkombëtar për Vlerësimin e Njohurive të Nxënësve (PISA) Rama shkruan: “Të rinjtë e nxitur nga partitë të protestojnë për arsimin të lexojnë rezultatet e Shqipërisë në programin PISA2015”

KE letër përgëzimi Nikollës: Nxënësit shqiptarë, rezultate fantastike Komisioni Evropian i ka dërguar një letër vlerësimi Ministrisë së Arsimit në Programin Ndërkombëtar për Vlerësimin e Njohurive të Nxënësve (PISA) për rezultatet e studimit të vitit 2015. Letra që mban firmën e përfaqësuese së Komisionit Evropian për Arsimin dhe Kulturën, Helene Skikos, vlerëson ministren Nikolla për punën që ka bërë në fushën e arsimit. “Jemi shumë të lumtur për mbështetjen që ministrja e Arsimit dhe kryeministri u kanë dhënë reformave në arsim në Shqipëri. Pranoni përgëzimet tona për rezultatet fantastike që 15-vjeçarët shqiptarë arritën në PISA 2015. Urime dhe mos hiqni dorë. Reforma në edukim është një rrugë e gjatë”, shkruan letra e Helene Skikos.

Artikulli paraprakNISHANI: 2 MILIARDË EURO FITIM NGA TREGU I KANABISIT PËR KËTË VIT
Artikulli tjetërNENKRYETARI I PD,BUJAR HOTI “KËSHILLTARËT E MAJTË DUAN TË BLLOKOJNË PUNËN E BASHKISË SHKODËR”