Pa të dënuar dhe pa të paraburgosur. Kjo është situata në dy godinat e burgut të Shënkollit, në të cilin pas tërmetit të 26 nëntorit janë zhvendosur mbi 260 shtetas të dënuar apo të paraburgosur që prisnin procesin gjyqësor.
Zhvendosja e këtyre shtetasve është kryer për shkak të dëmtimeve në dy nga godinat që janë boshatisur krejtësisht. Nga tërmeti muret janë dëmtuar dhe për këtë dyert janë hapur edhe për të dënuarit, në mënyrë që të shmangej rrezikimi i jetës së tyre.
Në qeli kanë mbetur vetëm krevatet dhe orenditë e tjera që janë pjesë e inventarit të burgut të Shënkollit. Çdo send personal i të dënuarve dhe të paraburgosurve është paketuar nga administrata dhe është dërguar më pas drejt burgut të Shkodrës, aty ku u zhvendosën të burgosurit të cilët u larguan prej këtej pas tërmetit të 26 nëntorit.
Për banorët e Shqipërisë që jetojnë afër epiqendrës së tërmetit të 26 nëntorit, momentet e lëkundjeve të tokës ishin të vështira për tu menaxhuar, ndërkohë që të gjithë nxituan të dilnin nga banesat gjatë dhe pasi lëkundjet përfunduan.
Por ndonëse qytetarët e zakonshëm e kishin mundësinë të hapnin dyert dhe të largoheshin në vend të hapur, për personat që vuajnë dënimet në burgje, leja duhej të jepej nga autoritetet.
Në burgun e Shënkollit, në Lezhë, autoritetet e këtij institucioni kishin reaguar menjëherë pas lëkundjeve të forta.
“Trupa policore e shërbimit ka hapur dyert e qelive dhe ka lëvizur të gjithë të dënuarit dhe të paraburgosurit në fushat e ajrimit”, tregoi Gjovalin Tuci, efektiv në burgun e Shënkollit.
Ai theksoi se kjo është një procedurë që zbatohet në raste të tilla, duke përforcuar njëkohësisht edhe perimetrin e sigurisë.
Aktualisht, në burgun e Shënkollit qelitë nuk mbyllen me kyç për të bërë të mundur daljen e të dënuarve në rast se ka sërish lëkundje të tokës.