Nepermjet Star Plus komuniteti rom që jeton pranë Uës së Bunes ka ngritur një shetësim që për to është jetik.
Kështu pak ditë më parë motorret e tyre të modifikuar me kosha janë bllokuar nga policia.Kuptohet që veprimi i policisë është korrekt pasi motorret e modifikuar pervec mungesës së siguris mund të provokojnë dhe aksidente.
Por për komuniterin rom ai mjet eshte i vetmi mënyrë jetese per te mbajtur familjen me bukë. Ndërkohë ata shprehen dallimi racial është pengesa kryesore për të jetuar si gjithë të tjerët, pasi shpesh herë I janë drejtuar zyrës së punës për ndonjë vend punë por askush nuk I ka dhënë atyrë asnjë përgjigje.
Megjithatë ato bejne apel bashkisë dhe zyres se punes te nderhyet pasi bëhet fjalë për bukën e gojës.
Nëse situata nuk gjen një zgjidhje ata kërcënojnë me protestë.
ky komunitet here pas here e ndien veten në mëshire te fatit edhe pse shumë prej tyre janë të pajisur me pasaportizime, askush nuk I merr parasysh.