Një ditë më parë policia vendore e Shkodrës bllokoi 43 mjete lundruese në liqenin e Komanit të cilët bëjnë transportin e turistëve drejt Lumit të Shalës por i përdorin edhe për nevoja personale. Pas këtij aksioni të policisë këta banorë zhvilluan një takim me kryetarin e bashkisë Vau Dejës Kristian Shkreli duke i kërkuar ndërhyrjen në mënyrë që të gjendet një zgjidhje qoftë për paisjen me dokumentacion por edhe zhbllokimin e atyre mjeteve duke qenë se jemi në mes të sezonit turistik.
Kryebashkiaku Shkreli deklaroi se do të bisedojë me gjitha institucionet përkatëse deri tek kryeministri Rama për të gjetur një zgjidhje sa më të shpejtë.
Kjo nuk është hera e parë që policia ushtron kontrolle të tilla në liqenin e Komanit. Pronarët e varkave që janë banorë të zonës kanë kërkuar edhe vitin e kaluar të paisen me lejet përkatëse por autoriteti portual në Durrës nuk i ka dhënë këto leje me pretendimin për kushtet e sigurisë.