“Qytetarët shqiptarë duhet të votojnë për të zgjedhur drejtuesit e tyre vendorë dhe duhet të votojnë brenda afatit kohor të përcaktuar nga kuadri ligjor shqiptar”. Është ky reagimi që vjen nga Komisioni Europian dhe OSBE pas dekretit të Presidentit për të anuluar zgjedhjet e 30 Qershorit.

Maja Koçijançiç, zëdhënësja e Komisionit Europian, deklaroi  se kjo është një çështje për t’u trajtuar nga institucionet shqiptare, në përputhje me legjislacionin dhe jurisprudencën ekzistuese, në respekt të plotë të parimeve kushtetuese dhe demokratike.

“Përfaqësuesit e opozitës janë zëvendësuar në Parlament, që funksionon plotësisht. Tani është thelbësore që të ruhet e drejta kushtetuese e qytetarëve shqiptarë për të votuar në zgjedhjet lokale dhe për të siguruar vazhdimësinë e qeverisjes lokale. Ne përsërisim thirrjen tonë për të gjitha palët që të angazhohen urgjentisht në një dialog konstruktiv për të kapërcyer situatën aktuale politike”

Ndërsa kryesuesi i OSBE, Ministri i Jashtëm sllovak, Mirosllav Lajcak, u shpreh nëpërmjet një deklarate për shtyp se zhvillimet e fundit mund të ndalojnë funksionimin e institucioneve, teksa tha se qytetaret shqiptarë duhet të votojnë brenda afatit të përcaktuar nga ligjet shqiptare.

“U bëjmë thirrje udhëheqësve politike të veprojnë në përputhje me parimet demokratike dhe të respektojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar për përfaqësuesit e tyre brenda afateve kohore të përcaktuara nga kuadri ligjor shqiptar”.

Koçijançiç ishte me e drejtpërdrejtë kur ta se si djegia e mandateve, ashtu edhe bojkoti i zgjedhjeve nga opozita, ishin të qëllimshme.

“Ne konsiderojmë se vendimi për heqjen dorë nga mandatet parlamentare dhe jo për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale seriozisht pengojnë funksionimin e demokracisë në Shqipëri. Kjo ka qenë një zgjedhje e qëllimshme e partive opozitare. Përfaqësuesit e opozitës janë zëvendësuar në Parlament, që funksionon plotësisht”.

Në të dy reagimet, KE dhe OSBE u kërkojnë palëve politike të angazhohen në dialog për të zgjidhur krizën.

Artikulli paraprakPARASHIKIMI I MOTIT 11 QERSHOR
Artikulli tjetërHELIKOPTERI RRËZOHET NË MES TË NJU JORKUT, NJË I VDEKUR