Dua t’i falënderoj efektivët e Policisë së Shkodrës për reagimin e shpejtë dhe arrestimin e autorit me inicialet R.H, që goditi efektivin e Policisë Bashkiake A.T. në krye të detyrës.
Uniforma e Policisë Bashkiake dhe e çdo punonjësi të Bashkisë Shkodër është e paprekshme dhe askush nuk mund të dalë mbi ligjin!
Informacioni i Policisë Shkodër
Shkodër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë arrestuar në flagrancë shtetasin R. H., banues në Shkodër, pasi ka kallëzuar punonjësi i Policisë Bashkiake Shkodër, shtetasi A. T., se ditën e sotme, gjatë kohës që ka qenë në detyrë, shtetasi R. H., e ka kanosur dhe e ka goditur me grusht në fytyrë, pa shkak.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”.