I menjëhershëm ka qenë reagimi i drejtorit të spitalit rajonal të Shkodrës Ardian Dajti për publikimin e një shkrese të këtij spitali nga deputeti i PD i Shkodrës Bardh Spahia për anullimin e operacioneve të planifikuara në periudhën e festave 30 dhjetor-6 janar.
Drejtori Dajti e cilëson si një keqinterpretim këtë shkresë duke thënë se është bërë për mirëmenaxhimin e situatës dhe që gjitha shërbimet të jenë në gatishmëri në ditët e festave nga urgjencat që mund të paraqiten
Drejtori Dajti shprehet se i bie që vetëm operacionet e datës 30 dhjetor të anullohen sepse ditët e tjera janë ditë festash dhe pushimi dhe askush nuk planifikon operacione
Nëse deputeti Spahia duke qenë se është edhe mjek do të kishte patur dashamirësi do ta kishte kuptuar këtë shkresë përmes një bisede të thjeshtë por sipas drejtorit Dajti shkresa po shfrytëzohet politikisht kur nuk është momenti
Vitet e mëparshme ka patur një fluks të shtuar në urgjencën e spitalit të Shkodrës në ditët e fundvitit ndaj janë marrë masat që ky fluks të përballohet me suskes.