Klubi shkodran ka reaguar mbrëmjen e së hënës me një qëndrim zyrtar në lidhje me çështjen e trajnerit Gjoka. Një reagim i detyruar nisur nga zhurma që ka qarkulluar gjatë kësaj fillim jave nëpër portale të ndryshme apo dhe në rrjete sociale për mundësinë e largimit të trainerit Ernest Gjoka.

Madje rreth kësaj teme është shkuar edhe më tej duke përmedur emra trajnerësh si kandidatë të mundshëm për pankinën kuqeblu. Klubi Vllaznia i ka quajtur sajesa këto gjëra, të cilat ndoshta bëhen me qëllime të caktuara për të prishur harmoninë në skuadër dhe për të ndikuar në ecurinë e mëtejshme të saj. Ndërkohë në reagimin e plotë të klubit Vllaznia shkruhet:  Të nderuar gazetarë! Ne e kemi të qartë se situata aktuale tek Vllaznia nuk është e mirë dhe po punojmë fort për ta kapërcyer atë. Por ndërkohë, pavarësisht respektit që tregojmë ndaj jush dhe duke vlerësuar kontributin që jepni në dobi të sportit, ajo që po ndeshim ditët e fundit është një dëshirë për të prishur raportet në skuadër apo dizinformuar publikun. Rasti më i fundit ka qenë ai i ditës së sotme kur flitet, shkruhet e diskutohet për gjoja emra kandidatësh për postin e trajnerit të Vllaznisë. Kjo nuk është aspak etike dhe normale. Sajesa të tilla të turpshme jo vetëm prishin harmoninë në skuadër por edhe ndikojnë në ecurinë e mëtejshme të saj. Nuk e dimë se cili është qëllimi i vërtetë i këtyre sulmeve dhe kujt i shërbejnë por edhe njëherë ju bëjmë thirrje për pak më shumë seriozitet në punën tuaj.

Shkodranët duhet të jenë krah Vllaznisë dhe jo kundër saj. Ne jemi të vendosur për të mbështetur futbollistët dhe stafin teknik për nxjerrjen e ekipit nga kjo situatë sepse besojmë se i kanë mundësitë dhe aftësitë për ta bërë një gjë të tillë.

Artikulli paraprakARMAND DUKA RIZGJIDHET PRESIDENT I FSHF-s
Artikulli tjetërVLLAZNIA ANALIZË DHE AUTOKRITIKË