Reagon ndertuesi i resortit të Velipojës, Sait Fishta: Ja cila është e vërteta e shpërthimit
Ndërtuesi i kompleksit në Velipojë Sait Fishta, ka sqaruar të gjithë rrethanat që krijuan shpërthimin, i cili plagosi rreth 15 persona së bashku me pronarin e tyre, Besnik Zenuni 55 vjeç dhe djalin e tij Hektor Zenuni. Në një prononcim për “Tirana Today”, Fishta vë në dukje se i gjithë zjarri erdhi nga shkëndijat e prodhuara nga kompjuterët në një lokal të veçuar, që quhet “Cavaliero”. Shkëndijat më pas kanë prekur rrjetin e gazit duke sjellë edhe incidentin e ditës së sotme. “E gjitha ka ardhur nga një shkëndijë elektrike të kompjuterëve, dhe prej aty kanë marrë flakë të gjitha pajisjet e tjera. Kjo ka ndodhur tek kompleksi Fishta në një dyqan të veçuar, që quhet “Cavaliero”. Është i dëmtuar edhe pronari i resorit, së bashku me djalin e tij. Shpresojmë që mos kenë problem për jetën. Nuk ka pasur probleme me gazin, por ka pasur probleme me kompjuterët dhe pastaj kanë shkaktuar shpërthimin tek pajisjet e tjera të godinës që furnizohen me gaz”, u shpreh Fishta për “Tirana Today”. Sa i përket bombolave Fishta shprehet se ato kanë qenë të siguruara brenda të gjitha parametrave dhe nuk kanë qenë shkaktare të këtij shpërthimi. “Nuk kanë shpërthyer bombolat. Këtë e konfirmoi edhe Inspektorati Shtetëror Teknik dhe industrial. Gjithçka ka ardhur nga brenda lokalit. Gazi që ka qenë në impiant ka marrë flakë dhe më pas prej aty ka ndodhur shpërthimi. Bombolat kanë qenë me valvul të siguruara brenda të gjitha parametrave. Vetëm lokali ka pasur probleme, jo kompleksi. Cisterna kryesore nuk është prekur. Ndërsa prej nxehtësisë së madhe që ka pasur lokali rrjedh gaz dhe janë duke u marrë me mbylljen e saj”, theksoi Fishta. Ai sqaron edhe pozicionin e tij në raport me restortin: Jam ndërtuesi i këtij restorti, kam 6 vite që kam e shitur dhe e kam bërë me certifikatë pronësie, personit të cilit i ka ndodhur incidenti është pronari i lokalit