Prokuroria e Përgjithshme ka reaguar pas skandalit që publikoi sot gazeta Shqiptarja.com, ku i super kërkuari nga drejtësia Naser Gashi u lirua, ndërsa ai që denoncoi rastin u pezullua nga detyra .

Prokuroria deklaron se Gashi nuk duhet të ishte liruar, pasi ka qenë i dënuar nga Krimet e Rënda. Ndërkohë që përsa i përket faktit se arrestimi u bë për falsifikim pasaporte, organi i Akuzës thekson se pasaporta nuk ka rezultuar e falsifikuar.

“Naser Gashi u arrestua në flagrancë për falsifikim pasaporte. Prokurorja nxori urdhër për lirim të menjëhershëm për këtë vepër penale por kur është bërë ekzekutimi i këtij urdhri nga policia nuk është mbajtur parasysh fakti që ai ka qenë i dënuar me vendim të formës së prerë nga Krimet e Renda.

Dhe ata e kanë liruar por në fakt nuk duhej liruar për shkak të vendimit të Krimeve te Renda. Pasaporta ka dale jo e falsifikuar sipas aktit te ekspertimit ”.

Naser Gashi u arrestua më 17 tetor 2018 në pikën kufitare të Morinës, ndërsa u lirua menjëherë. Shqiptarja.com” zbuloi dosjen mbi ndalimin dhe lirimin në pikën kufitare të Morinës të superkërkuarit Naser Gashi.

Prokurorja e liroi me nje pretekst formal, ndërsa zv/drejtori që denoncoi abuzimin u pezullua Naser Gashi rezulton se është dënuar nga Nertin Kosova më 21 shkurt 2013 me 7 vite e 4 muaj burg për trafik droge, vendim i lënë në fuqi edhe nga apeli i krimeve.

Artikulli paraprakDENONCIMI I PD-SË: 9 ISH-SPIUNË TE SIGURIMIT U PROMOVUAN NË POSTE TË LARTA DREJTUESE NË SHISH
Artikulli tjetërKAPET 93 KG MARIJUANË SHQIPTARE, POLICIA NDËRHYRI GJATË SHKËMBIMIT TË DROGËS