Kryeministri i vendit Edi Rama ka reaguar pas protestës së sotme te Parku i Liqenit Artificial.

Me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, Rama shkruan se protestuesit të drejtuar nga Partia Demokratike duan të prishin një vepër të mirë për kryeqytetin. Këtë postim të tij ai e shoqëron edhe me video, ku tregohet pamje e këndit të lojërave për fëmijë. “Ja shiheni vetë për çfarë ‘protestojnë’ tek Parku i Liqenit! Sado e pabesueshme të duket është fatkeqësisht e vërtetë që nën udhëheqjen e Partisë Demokratike, ‘protestuesit’ duan të pengojnë forcërisht pikërisht këtë që shihni”, shkruan Rama në Facebook.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakADA-MAMURRASI 0-0, KREPI: BARAZIM I VLEFSHËM PËR NE
Artikulli tjetërVLLAZNIA DORËZOHET NË VLORË, FLAMURTARI FITON 2-0