Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka reaguar ndaj sulmit me raketa të SHBA-së ndaj një baze ajrore siriane, duke thënë se ky sulm shkel rregullat ndërkombëtare dhe dëmtoi shumë marrëdhëniet e Rusisë me Amerikën.

Zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov është cituar nga agjencitë ruse të lajmeve të thotë se lideri rus e cilëson sulmin amerikan në Siri “si agresion ndaj një shteti sovran”. “Është një agresion ndaj një shteti sovran me pretekst të sajuar dhe një përpjekje cinike për të shpërqendruar botën nga vdekjet e civilëve në Irak”, ka thënë Peskov.

Artikulli paraprakSI REAGOI BOTA NDAJ SULMIT AMERIKAN NË SIRI
Artikulli tjetërPROÇEDOHET PENALISHT ADMINISTRATORI I GURIT TE ZI , PJERIN MARKU