ARSENAL NË GJURMËT E CASILLAS, SUAREZIT MUND TI ULET DËNIMI .
Real Madrid ka bërë një skuadër të frikshme për sezonin e ri. Ekipi aktual i mbretërorëve i ngjan galaktikave të vitit 2004. Real Madrid ka bërë dy përforcime të mëdha gjatë kësaj vere pasi ka transferuar Toni Kroosin dhe James Rodriguez. Kurse, kur i shtohen edhe dy yjet tjerë: Cristiano Ronaldo dhe Garath Bale, ekipi aktuale i mbretërorëve i ngjanë galaktikave të vitit 2004. Në atë kohë skuadra nga Santaigo Bernabeu në radhët e saja kishte yjet si: Ronaldo, David Beckham, Luis Figo dhe Zinedine Zidane
Ndërkohë Arsenali ka piketuar një tjetër blerje. Pasi ka mësuar se Real Madrid ka nxjerrë në shitje portierin Iker Casillas, ka ofruar 9 milion euro për shërbimet e portierit. Gjithsesi akoma nuk ka bisedime konkrete për këtë lëvizje në merkato.
Pavarësisht lëvizjeve të Realit të Madridit, skuadra e Barcelonës që është kundërshtari i drejtpërdrejtë I madrilenev ka vendosur të ankohet në gjykatën e arbitrazhit për dënimin e sulmuesit uruguajan Luis Suares. Sipas informacioneve të fundit mund t’i mos zbatohet pezullimi i tij katër-mujor, duke bërë kështu që ai të luajë në ndeshjen e parë të Barcelonës në La Liga për sezonin e ardhshëm. Avokati i sulmuesit uruguajan e përshkroi pezullimin, totalitar dhe fashist”. “Tani që çështja ka mbërritur në CAS, është shumë e mundshme që ne do të zvogëlojmë denimin. Pretendimi eshte qe ai te zbatohet vetëm me kombëtaren e Uruguajit dhe jo për Barcelonën”, thuhet ne mediat spanjolle.